Vëllaznimi fiton ndaj Llapit

Hendboll

Vëllaznimi fiton ndaj Llapit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:33
Vëllaznimi fiton ndaj Llapit

Ndeshja mes Llapit dhe Vëllaznimit e ka mbyllur javën e 13-të në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kjo ndeshje është luajtur të hënën mbrëma në Podujevë, ndërsa fitore ka shënuar Vëllaznimi i Gjakovës me rezultat 41:31.

Vëllaznimi ka nisur shkëputjen graduale në rezultat që nga fillimi i ndeshjes. 22:15 në të mirë të skuadrës gjakovare përfundoi pjesa e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë mysafirët kanë kontrolluar lojën për të fituar me dhjetë gola dallim në fund.
Ardi Halili udhëhoqi Vëllaznimin me 12 gola. Dhjetë i kishte Arbër Neziri, ndërsa tetë i realizoi Florian Rexha.

Blerton Hasani i shënoi shtatë gola për Llapin, kurse gjashtë i kishte Rifat Visoka. Nga katër gola i shënuan Altin Mani e Endrit Havolli.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret Kastriotin e Ferizajt, kurse Llapi luan në udhëtim ndaj Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat