KH Kastrioti meshkujt dhe Prishtina femrat, dështuan! Dikush të jap llogari   

Hendboll

KH Kastrioti meshkujt dhe Prishtina femrat, dështuan! Dikush të jap llogari   

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 prill 2023 Në ora: 13:56
Pamje nga një ndeshje

Klube me traditë por pa rezultate, Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) dhe Prishtina (femrat).

Dy klube që nuk përmbushën pritshmëritë!

Kastrioti ka dështuar keq në Superligën e Kosovës në hendboll!

Ferizajasit përfunduan në vend të gjashtë me 19 pikë apo 6 pikë larg vend të pestë Rahoveci.

Bilanci i Kastriotit është katastrofë, 7 fitore, 5 barazime e 14 humbje.

Prishtina nuk është as hija e skuadrës me renome. 

Dështuan keq në kampionat, duke përfunduar në vend të pestë me 19 pikë apo me 9 fitore, 1 barazim e 8 humbje, ngecin për katër nga vendi i katërt Kastrioti.

Kastrioti meshkujt e Prishtina femrat, duhet të analizojnë fije e për ku dështuan dhe të kërkojnë fajtorin brenda vetes!

Është zhgënjyese për tifozët e këtyre dy ekipe, kur shohin se Kastrioti dhe Prishtina mbeten jashtë garave të play-off-it. 

Prishtina e ka edhe një shpresë në garat e Kupës së Kosovës, pasi që janë në gjysmëfinale pavarësisht kësaj, ky kolektiv është larg asaj që pritet, larg cilësisë dhe që ka dëshpëruar me rezultate dashamirët e këtij kolektivi.  

Tek Kastrioti dhe Prishtina, për dështime, dikush duhet të jap llogari ose edhe dorëheqje sepse këto klube kanë traditë të madhe dhe nuk i shkojnë përshtati këto rezultate dhe aq më keq ku janë të renditura në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat