Hashani në Konventën e Gjyqtarëve të EHF-së

Hendboll

Hashani në Konventën e Gjyqtarëve të EHF-së

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:01
Fahredin Hashan

Fahredin Hashani e ka përfaqësuar Federatën e Hendbollit të Kosovës, përkatësisht Shoqatën e Gjyqtarëve të FHK-së, në Konventën e tretë të Referëve të EHF-së që u mbajt të premten e të shtunën në Vjenë.

Përfaqësues të gjyqtarëve nga 40 vende evropiane ishin pjesë e konventës, ku temat kryesore ishin përdorimi i teknologjisë dhe hendbolli në rërë.

Është diskutuar edhe për ngjarjet e kaluara evropiane e po ashtu për ato që janë në program në muajt e ardhshëm.
Hashani është delegat i ndeshjeve i EHF-së e po ashtu delegat i ndeshjeve në FHK.

Gjatë Konventës, Hashani ka pasur takime të shumta me përfaqësues të gjyqtarëve nga vende të ndryshme evropiane. Shkëmbimi i përvojave ishte prej synimeve tjera të kësaj Konvente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat