Sot ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Hendboll

Sot ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Turneu final i Kupës së Hendbollit, përkatësisht ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, është vendosur të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

 Nga ora 14:00 takohen Vushtrria e Istogu.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës dhe llogaritet favorit.

Ndërsa, prej orës 16:00 është ndeshja Ferizaj – Samadrexha. Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha.

Më pas janë ndeshjet gjysmëfinale te hendbollistët. Fillimisht prej orës 18:00 takohen Trepça e Kastrioti.

Trepça është fituese në fuqi e Kupës, por Kastrioti e synon finalen e madhe. Pritet ndeshje po ashtu interesante.

Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet prej orës 20:00. Takohen Rahoveci e Besa Famgas.

Këto dy skuadra kanë luajtur katër ndeshje shumë të forta në stinorin e rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat