Ferizaj fiton Kupën e Kosovës, Istogu kokulur

Hendboll

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës, Istogu kokulur

Nga: K.Goca Më: 28 prill 2024 Në ora: 16:36
Kryeminisri Albin Kurti ia dorëzon Kupën kapitenes Aida Stagovës

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Kupa e Kosovës për herë të parë në vitrinat e KHF Ferizajt. 

Istogu nuk ka arritur të mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës. 

Kryetrajneri Burim Zaskoku me Ferizajn u tregua më i suksesshëm se homologu i tij, Faruk Shala. 

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 28:27 (16:11) ndaj Istogut, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. 

Ferizaj shkëputet në 5 gola epërsi (6:11) në minutën e 18-të dhe thellohet në shtatë (8:15) në minutën e 25-të.

Hendbollistja kryesore e Istogut, është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 27-të. Gjyqtarët pas konsultimit me delegatin e ndeshjes, Istref Sadriu, konstatuan se Muratoviq ka gjuajtur nga penalltia dhe me qëllim e ka goditur me top portieren në fytyrë.

Për çka gjyqtarët e përjashtuan direkt me karton të kuq.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 11:16 për Ferizajn. 

Në pjesën e dytë Istogu e nisi serinë me 3:0 dhe e ngushtoi rezultatin në 14:16 në minutën e 35-të., por vashat e Ferizajt sërish këndellen dhe shkëputen në epërsi (18:22) në minutën e 45-të.

Duhet theksuar se portierja Blerta Ahmertxhakaj është më e mira e Istogut, e cila ka pritur shumë gjuajtje në pjesën e dytë.

Në minutën e 47-të rezultati 19:22 dhe 21:22 në atë të 50-tën.

Në minutën e 56-të, 23:24 dhe ferizajaset realizuan në 23:25.

Ferizaj ngadhënjeu me rezultat 28:27 ndaj Istogut, në finalen që e përcollën rreth 700 shikues. 

Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës (femrat):

2023/2024 Ferizaj
2022/23 Istogu
2021/22 Istogu
2020/21 Istogu
2019/20 Vushtrria
2018/19 Istogu
2017/18 Istogu
2016/17 Prishtina
2015/16 Prishtina
2014/15 Kastrioti
2013/14 Kastrioti
2012/13 Kastrioti
2011/12 Prishtina
2010/11 Prishtina
2009/10 Kastrioti
2008/09 Prishtina
2007/08 Prishtina
2006/07 Kosova V.
2005/06 Kastrioti
2004/05 Kosova V.
2003/04 Prishtina
2002/03 Kosova V.
2001/02 Kastrioti
2000/01 Vjosa
1999/00 Trepça
1998/99 (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë)
1997/98 (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak luftës në Kosovë)
1996/97 Prishtina
1995/96 Kastrioti

1994/95 Prishtina
1993/94 Vjosa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat