Gara për titull në fazën finale, të shtunën ndeshja e parë e playoff-it në hendboll

Hendboll

Gara për titull në fazën finale, të shtunën ndeshja e parë e playoff-it në hendboll

Më: 10 maj 2024 Në ora: 10:20
Pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit, në fundjavë zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit.

Gara për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) ka hyrë në fazën finale.

Pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit, në fundjavë zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit.

Në plejof paraqiten katër skuadrat më të mira. Në finale kalojnë skuadrat që i shënojnë nga dy fitore.

Të shtunën prej orës 19:00 është ndeshja Istogu – Samadrexha. Istogu është kampion në fuqi, ndërsa stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e dytë. Samadrexha ka bërë riorganizim të plotë për këtë edicion garues dhe përfundoi e treta. Ka angazhuar lojtare cilësore dhe pritet të rivalizojë Istogun.

Pritet një seri e ndeshjeve interesante dhe të forta mes këtyre dy skuadrave.

Gjysmëfinalja tjetër është të dielën prej orës 18:00. Takohen Ferizaj dhe Prishtina. Ferizaj, pos që fitoi Kupën, përfundoi në vend të parë në pjesën e rregullt të kampionatit. Prishtina ishte e katërta.

Në program janë edhe ndeshjet e xhiros së fundit (18) në Ligën e Parë të meshkujve dhe të femrave.

Vjosa – Samadrexha, Drenica – Ulpiana, Dukagjini – Prizreni, Llapi – Istogu, Drita – Lepenci janë ndeshjet te meshkujt, ndërsa te femrat janë: Vjosa – Llapusha, Dukagjini – KEK-u, Prizreni – Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat