Rahoveci përballet me Trepçën apo Zherka sfidohet nga Kabashi

Hendboll

Rahoveci përballet me Trepçën apo Zherka sfidohet nga Kabashi

Nga: K.G. Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:32
Pamje nga një ndeshje

Rahoveci është gati për sfidën e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Trepça është në presion kur kihet parasysh cilësitë e hendbollistëve të kryetrajnerit Verim Zherka.

Nga ana tjetër, kryetrajneri i Trepçës, Taib kabashi, njihet shpesh me formula befasuese të lojës dhe nuk udhëton me flamur të bardhë drejt qytetit të rrushit.

Rahoveci ka përparësinë e terrenit po jo edhe qetësinë karshi Trepçës.  

“Të mërkurën, më 15 maj, presim Trepçën në ‘Mizahir Isma{, nga ora 20:00.

Na duhet përkrahja juaj e madhe - me 2 fitore nga 3 ndeshjet eventuale me Trepçën kualifikohemi në finale dhe luajmë për titullin kampion”, njofton KH Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat