Ramadani publikon listën për kualifikimet e Euro 2020

Hendboll

Ramadani publikon listën për kualifikimet e Euro 2020

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:37
Taib Ramadani

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e seniorëve Taip Ramadani, bëri publike listën me emrat e hendbollistëve kandidat për Kombëtaren e Kosovës e cila këtë vit starton në garat e fazës së parë të kualifikimeve për Euro 2020 qe mbahen ne muajin nëntor 2016 dhe janar 2017. Kosova sipas shortit bënë pjesë në grupin “B” në të cilin janë edhe Turqia dhe Estonia, kombëtare solide te cilat në arenën ndërkombëtare janë të klasifikuara më lartë se Kosova. Ndeshjene parë Kosova e zhvillon sipas të gjitha gjasave më 2 nëntor në Ankara, kurse ndeshjen e dytë më 5 apo 6 nëntor në Prishtinë.  Kurse më 6 janar 2017 Kosova udhëton drejt Estonisë, që pastaj më 9 janar në Prishtinë të përmbyll fazën e parë kualifikuese për Euro 2020. Ramadani më herët ishte përzgjedhës i Australisë në dy Kampionate Botërore, kurse si lojtarë u paraqitë ne tri Kampionate Botërore dhe në Lojërat Olimpike ne vitin 2000 në Sydnei. Me sukses luajti edhe ne disa skuadra evropiane dhe aziatike ne karrierën e tij të pasur të hendbollit. Kombëtarja e Kosovës grumbullimin do ta ketë më datën 2 gusht në ora 12:00 në ambientet  e Hotel ”Prishtina” në Prishtinë, kurse stërvitjet do të mbahen në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë dy herë në ditë, por edhe në terrenet tjera sportive që i ka paraparë përzgjedhësi,  të cilit do ti ndihmojnë në këtë grumbullim edhe trajnerët Fatmir Muhaxheri, Jeton Havolli, Veton Hajrizi dhe Enver Tahiraj, ndërsa Ilir Konjusha fizioterapeut.    Lista e lojtarëve: Arbër Curri (Besa Famiglia), Flamur Gërbeshi (HIF Karlskrona), Edon Gashi (Prishtina), Haris Berisha (Besa Famiglia), Lindrit Fetahu (Trepça), Oltion Beshiri (Prishtina), Korab Syla (Kastrioti), Bajram Idrizi (Besa Famiglia), Enes Muranoviq (Skånedäck i Eslöv AB), Enis Kabashi (Gjermani), Deniz Terziqi (Trepça), Egzon Gjuka (Besa Famiglia), Endrit Abdullahi (IFK Skövde), Etrit Xhafolli (VTB/Altjurden), Qëndrim Alaj (Gjermani), Valon Dedaj (TSV Fortitudo Gossau), Kreshnik Krasniqi (Al Shaab), Roland Nreca (MTC Wangen Roland), Kastriot Shala (Besa Famiglia), Vlerson Zherka (Kastrioti), Alban Haziri (Zhegra), Rijad Shabanaj (Prishtina), Dymal Kernaja (Baden-Wurttenburg), Kastriot Jupa (Besa Famiglia), Petrit Prekazi (Prishtina), Rron  Ramadani (Kastrioti), Luigj Quni (Horgen), Jeton Bislimi (Kastrioti), Ylber Mjeku (Prishtina), Beni Syla (Kastrioti), Ngadhënjim Xhafolli (Dudelange), Drilon Haxhimusa (Kastrioti), Florim Hoxha (Prishtina), Sharr Ramadani (TSV St. Otmar), Drilon Tahirukaj (Besa Famiglia), Albin Xhafolli (WFL Gummbersbach), Valon Istrefi (LIF Lindesberg). “Lojtarët janë në listë të gjerë por të lënduar janë Egzon Gjuka dhe Riad Shabanaj. Lista është e gjerë prej 37 lojtarëve në të cilët përzgjedhësi mendon ti sprovon në përgatitje fillimisht bazike por edhe me ndeshje miqësore”, bënë të ditur FHK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat