Vashat gjakovare luten...

Hendboll

Vashat gjakovare luten...

Nga: K.Goca Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 13:03
KHF Shqiponja

Të gjithë besojnë e shpresojnë se klubi i hendbollit në konkurrencën e femrave, Shqiponja e Gjakovës, do të kualifikohet në mesin e 16 ekipeve evropiane përkatësisht në Challenge Cup. Humbja e parë të shtunën mbrëma me rezultat 31:30 nga izraelitet Maccabi Arazim Ramat Gan, nuk i ka demoralizuar, përkundrazi i motivon edhe me tepër për sfidën e sotme të kthimit, e cila luhet në orën 18.00 në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’. “Ndeshja e parë kualifikuese e  rrethit të tretë, fatkeqësisht përfundoi me fitoren e Maccabit. Shpresojmë qe fati do të jetë sot ne Anen Tonë dhe do te kemi përkrahjen e publikut dhe gjithë dashamirëve te sportit e në veçanti të hendbollit”, thuhet mes të tjera nga gjakovaret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat