Istogu dominon në kombëtaren e Kosovës!

Hendboll

Istogu dominon në kombëtaren e Kosovës!

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:43
Pamje nga një ndeshje

Kryetrajneri i kombëtares U-17 ne konkurrencën e femrave Faruk Shala, bëri publike listën e cila do jetë pjesëmarrëse e EURO 2017 ne kuadër te Divizionit B që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë nga data 30 korrik deri më 7 gusht 2017. Ajo që bie në sy është se kombëtarja dominohet nga hendbollistet e Istogut! Nga 18 të ftuara gjashtë janë të Istogut, duke dëshmuar se cilësia është në këtë ekip! Kosova U-17 në grupin B të këtij Kampionati do të përballet me kombëtaret e Islandës, Sllovenisë, Bullgarisë dhe Izraelit. Kosova U-17 prej datës 15 korrik do ti fillon përgatitjet e përbashkëta 14 ditore, ne te cilën kryetrajneri Faruk Shala me ndihmësit Shqipe Tahiri dhe Nexhdet Dobroshi do te stërvitin dy herë në ditë. E veçanta do te jetë se kësaj radhe pjesë e Kombëtares do te jenë edhe disa vasha nga diaspora siç janë motrat Sara e Rina Rexhepi, portierja Leunita Gashi, Hana Hot, Bleona Abdullahu, Leonora Rrahmani, Njoma Zogaj, kurse statusi i lojtareve Patricia Lekaj dhe Arlinda Hajdari ende nuk është rregulluar dhe nuk mundet te llogaritet për këtë ngjarje.

Përgatitjet do te zhvillohen ne Gjakovë, ku përveç trajnerëve te cekur, pjesë e skuadrës do te jetë edhe Florent Beqiri bazuar ne statusin e tij momental.

Grumbullimi do të bëhet ditën e shtunë, në ora 12:00 në Gjakovë "bazën" e përgatitjeve Hotel Jakova. Lojtaret e ftuara: Blerta Ahmetxhekaj (Istogu), Leunita Gashi (Lugi HC Suedi), Alberina Halitaj (Istogu), Loreta Berisha (Prishtina); Donita Kosumi (Vushtrria), Sara Rexhepi (Skanderborg), Arrita Kursani (Vëllaznimi),  Rina Rexhepi (Skanderborg), Bleona Avdullahu (Teie Norvey), Hana Hot (Pirvi As Mine), Edona Radoniqi (Vëllaznimi). Fatjona Rexhaj (Istogu), Blerina Kabashi (Istogu), Blerta Halimaj (Prishtina), Drilona Rexhaj (Istogu), Puhiza Gashi (Kastrioti), Leonora Rrahmani (Istogu),Njoma Zogaj (Ungdom Aalborg).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat