Vëllaznimi mezi e mundi Samadrexhën

Hendboll

Vëllaznimi mezi e mundi Samadrexhën

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 10:56
Pamje nga një ndeshje

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) ka vazhduar me ndeshjen e luajtur në Gjakovë në mes Vëllaznimit dhe Samadrexhës. Fitore me rezultat të ngushtë, 33:32, shënoi skuadra vendase e Vëllaznimit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 18:12, por në të dytën lojtarët e Samadrexhës ia dolën të kthehen në lojë. Në fund dy pikë megjithatë i fitoi Vëllaznimi që është ngritur në pozitën e pestë me gjashtë pikë. Samadrexha mbetet e parafundit (9) me dy pikë të mbledhura.
Tre lojtarë u dalluan te gjakovarët. I. Lekaj e E. Lluka shënuan nga dhjetë gola, ndërsa E. Peja pati nëntë gola. Megjithatë bindshëm më efikasi në ndeshje ishte A. Maloku i Samadrexhës me plot 18 gola.
Java e gjashtë mbyllet të mërkurën me derbin mes rivalëve të vjetër, Trepçës e Kastriotit. Ndeshja luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 18:00.

Vëllaznimi – Samadrexha 33:32 (18:12)

Vëllaznimi: A. Luzha, B. Hasi, F. Sadrija, E. Peja 9, I. Lekaj 10, A. Dreshaj 2, E. Lluka 10, A. Spahija, V. Mamusha 1, F. Rexha, A. Halili, D. Nagavci, F. Gaxha 1, G. Fana

Samadrexha: V. Bunjaku, M. Jashari 4, F. Maloku 1, A. Basholli, D. Basholli 4, B. Maloku, A. Maloku 18, I. Shala, K. Maloku, D. Basholli, L. Sadiku 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat