Fitore të skuadrave favorite

Hendboll

Fitore të skuadrave favorite

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 10:32
Pamje nga një ndeshje

Skuadrat favorite kanë shënuar fitore në shtatë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll, që u zhvilluan të mërkurën. Pesë ndeshje janë luajtur në konkurrencë të meshkujve e dy në konkurrencë të femrave.
Liderja e Superligës, Besa FamGas ka shënuar fitore të thellë ndaj Deçanit, me rezultatin 47:12. Në këtë ndeshje ekipi pejan ka pushuar disa prej lojtarëve kryesorë. Më efikasët te Besa ishin K. Tetova me nëntë gola e K. Idrizi me tetë. Te Deçani u dallua A. Loshaj me pesë gola.
Në Prishtinë u takuan dy skuadrat e Superligës, Prishtina e Llapi. Prishtina, që është e dyta në klasifikim, fitoi ndaj Llapit me shifrat 44:22. Llapi është i fundit në Superligë. Te Prishtina më efikasët ishin A. Gjuka me gjashtë gola dhe A. Bajqinovci e B. Sula me nga pesë gola. Tetë gola për Llapin i shënoi Y. Visoka.
Tutje kaluan edhe Drita, Kastrioti e Trepça.
Te femrat rrethin e parë e kaluan Vushtrria që mposhti Trepçën dhe Drita që e mposhti Ulpianën. D. Mehmeti me shtatë gola ishte më efikasja në fitoren e Vushtrrisë ndaj Trepçës me shifrat 46:31. Te “xehetaret” 30 prej 31 golave i shënuan motrat Rrahmani. Diana i shënoi 20 gola, ndërsa e vogla Biontina 10.

Rezultatet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll

Meshkujt
Drita – Ulpiana 47:22 (23:10)
Kastrioti – Drenica 32:19 (17:7)
Besa FamGas – Deçani 47:12 (22:3)
Trepça – Samadrexha 32:21 (15:11)
Prishtina – Llapi 44:22(20:8)

E enjte
Vëllaznimi – Prizreni (19:00)
Vushtrria – Dukagini (19:30)
Zhegra – Lepenci (19:00)

Femrat
Drita – Ulpiana 36:13 (18:6)
Vushtrria – Trepça 46:31 (23:13)

E enjte
Dukagjini – Istogu (16:00)
Prishtina – Llapusha (16:00)
Kastrioti – Vjosa (17:30)
Samadrexha – KEK-u (15:00)
Shqiponja – Jusuf Gërvalla (14:30)
Vëllaznimi – CLICK (17:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat