Vushtrria kampione vjeshtor, i mjaftoi barazimi me Istogun

Hendboll

Vushtrria kampione vjeshtor, i mjaftoi barazimi me Istogun

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:36
KH Vushtrria

Derbi mes Vushtrrisë e Istogut nuk ka dhënë fitues. Por barazimi me shifrat 21:21 i ka mjaftuar Vushtrrisë që të dal e para në fund të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Në dhjetë ndeshje Vushtrria ka mbledhur 17 pikë, një më tepër se Shqiponja që renditet e dyta. Istogu renditet ne vendin e katërt me 13 pikë por ka një ndeshje me pak te luajtur.

Derbi i javës së dhjetë të kampionatit të Kosovës për hendbolliste u luajt të shtunën mbrëma ne nje atmosfere te zjarrte rreth 800 shikues ishin te pranishëm në palestrën Sportive në Vushtrri te cilët krijuan atmosfere të ngrohte sportive. Një ndeshje dramatike shifrat në fund ishin 21:21. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 14:13 në të mirë të vendaseve. Vushtrria falë barazimit ka kaluar në tabelë Shqiponjën që më herët të shtunën pësoi nga Prishtina. K. Avdiu me nëntë gola udhëhoqi Vushtrrinë, ndërsa te Istogu u dallua E. Kameri me 12 gola.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja mes Kastriotit e Vëllaznimit që përfundoi 38:30 për vendaset.

Vushtrria – Istogu 21:21 (14:13)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Jusufi 1, Paqi 1, Hyseni, Salihu 2, Selaci, Kasumi 3, Zymberi, Avdiu 9, Sadiku, Mehmeti, Preniqi, Shala 1, Tahiri 4, Sadiku

Istogu: Avdylaj, Ujkiq, Kameri 12, Bakiq 2, Rrahmani 2, Rugova 2, Shehdadi, Fejzaj, F. Rexhaj 1, Halitaj, V. Rexhaj, Krasniqi 2, Pjeshiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat