Vashat e Kastriotit fituan pikët e qetësisë

Hendboll

Vashat e Kastriotit fituan pikët e qetësisë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 13:36
KHF Kastrioti

Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizajt fitoi dy pikë të qetësisë për në vazhdim të kampionatit. Vashat ferizajase triumfuan me rezultat 38:30 kundër Vëllaznimit nga Gjakova, në ndeshjen e javës së fundit të vjeshtës në Superligën e Kosovës. Vendaset ishin shumë më të mirë dhe  me dy pikët e reja  i japin vetes qetësi për stinorin pranveror, klub që udhëhiqet nga trajnerja Lirie Muhaxheri, e cila pretendon që të luftojë për Kupën e Kosovës. Kastrioti tani është në vend të pestë me 8 pikë, ka një takim me pak dhe ka 4 fitore e 5 humbje, kurse Vëllaznimi që ka trajner Nexhdet Dobroshin, mban pozitën e shtatë me 3 pikë, 1 fitore, një barazim e 8 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat