KHF Istogu proteston ashpër ndaj Këshillit Profesional të FHK-së

Hendboll

KHF Istogu proteston ashpër ndaj Këshillit Profesional të FHK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 15:24
KHF Istogu

Klubi i Istogut në konkurrencën e femrave, reagon ashpër për padrejtësitë që i bëhen nga Këshilli Profesional i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Sipas klubit të Istogut, kanë prova të shumta se si u dëmtuan nga gjyqtarët në takimin derbi në Vushtrri, ku sfida përfundoi pa fitues (21:21). “Në ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Istogut, gjyqtarët e dëmtuan rëndë klubin tonë.

Provat janë dhe shihet ashiqare se ka pasur shkelje materiale. Si klub jemi të irrituar që përfaqësuesit tonë nuk i lejohet të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Profesional të FHK-së.  Kemi paguar për ankesë, por sipas tyre mbledhja është me dyert e mbyllura. Ata na njoftuan përmes telefonit se përfaqësuesi ynë nuk mund të jetë në mbledhje.

Klubi ynë tani po e përgatitë ankesën për Shkallën e dytë, sepse ka indikacionet se vendimi final i Këshillit Profesional është në dëm të Istogut”, thuhet në komunikatën e KHF Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat