Besa Famgas vargon fitoret!

Hendboll

Besa Famgas vargon fitoret!

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 13:22
Besa FamGas nga Peja

Besa FamGas nga Peja ia ka lejuar Vëllaznimit vetëm dy gola në pjesën e parë, ndërsa e ka fituar me rezultatin 44:18 ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në Pejë. Ndeshja Besa FamGas – Vëllaznimi i takoi javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj.
Kampionia aktuale, Besa, pjesën e parë të ndeshjes e fitoi me rezultatin22:2. Te ekipi pejan më efikasi ishte pivoti K. Jupa me nëntë gola. Dhjetë lojtarë u shënuan në listën e realizatorëve. Te Vëllaznimi shënuan gola pesë lojtarë ndërsa më efikasi ishte I. Leka me 13 gola.
Besa prinë në klasifikim me 24 pikë të mbledhura. Ka fituar të gjitha 12 ndeshjet e këtij edicioni, ndërsa ka një ndeshje të pazhvilluar. Vëllaznimi është i shtati me tetë pikë.
Fitore të shtunën shënoi edhe Prishtina. Prishtina poashtu me rezultat bindës, e mposhti Llapin. Rezultati në fund ishte 44:27. Prishtina është e dyta me 22 pikë nga 12 ndeshje, kurse Llapi mbetet i fundit me vetëm dy pikë.
Të shtunën është dashur të luhet edhe ndeshja mes Vushtrrisë e Trepçës. Por pasi kulmi i palestrës në Vushtrri ka pikur shumë pas reshjeve të fundit të shiut, ndeshja është shtyrë. Ajo do të luhet të dielen (nesër) nga ora 19:00, po në palestrën në Vushtrri. Në të njëjtin vend prej orës 17:00 takohen Samadrexha e Drita.
Java e 13-të është hapur të premten me ndeshjen mes Kastriotit e Zhegrës. Fitoi skuadra ferizajase me shifrat 31:25.

Besa FamGas – Vëllaznimi 44:18 (22:2)

Besa FamGas: Curri, Idrizi, Biljaka 3, Jupa 9, Dr. Tahirukaj, Tetova 7, Megjiq 3, Dre. Tahirukaj 6, Ramosaj 1, Kukrika 2, Shala 7, Muqolli 4, Tafilaj 2, Berisha

Vëllaznimi: Luzha, Sadriu, Mamusha 2, Pruthi 1, Kuqi, Leka 13, Radoniqi, Neziri, Rama 1, Spahija 1

Prishtina – Llapi 44:27 (22:16)

Prishtina: Esati, Gashi 7, Kastrati 8, Murtezi, Sula 8, Krasniqi 5, Gjuka 2, Ademi, Shahini 5, Shabani, Terziqi 1, Bajqinovci 8, Zherka

Llapi: Mani, Y. Visoka 5, Idrizi 4, R. Visoka 6, Hasani 3, Abazi 8, Sejdiu 1

Kastrioti – Zherka 31:25 (17:8)

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Rexhepi 3, A. Dugolli 2, Mustafa 5, Rudari 2, Selmani, Hoxha 4, Shabani 5, Haxhimusa 5, Salihu 5
Zhegra: A. Agushi 1, Idrizi, Q. Isufi 2, B. Agushi, Shaqiri, A. Isufi 3, F. Isufi, Ad. Isufi 13, Aliu 6, G. Isufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat