Vushtrria befason Trepçën

Hendboll

Vushtrria befason Trepçën

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:03
KH Vushtrria

Vushtrria e ka befasuar Trepçën duke e mposhtur me rezultatin 29:26,  në ndeshjen e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Pjesa e parë i takoi mitrovicasve, me rezultatin 14:13, por ata nuk patën forcë që të mbajnë epërsinë deri në fund. Te Vushtrria më efikasi ishte L. Gubetini me tetë gola. Ndërkohë te Trepça më së shumti realizoi F. Klinaku, gjithsej dhjetë gola. Trepça në Vushtrri ka udhëtuar pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.
Kjo ndeshje është dashur të luhet të shtunën, por ishte shtyrë për shkak se palestra në Vushtrri pikonte pas reshjeve të fundit.
Për Vushtrrinë ishte fitorja e katërt, ndërsa kjo skuadër zë vendin e shtatë me nëntë pikë. Trepça pësoi humbjen e pestë, kurse renditet e katërta me 14 pikë. 
Të dielen në Vushtrri u luajt edhe takimi mes Samadrexhës dhe Dritës. Gjilanasit nuk lejuan befasi dhe fituan me rezultatin 31:23.

Vushtrria – Trepça 29:26 (13:14)
Vushtrria: Pllana, Shabani, Hyseni, Jashari 4, Karaqa 3, Musa 2, Meholli, Mejzini 6, Fejzullahu, Krasniqi, Mehmeti, Ar. Karaqa 1, Ademi 5, Ibishi, Gubetini 8

Trepça: B. Terziqi, Tahiri, K. Terziqi, Mziu 3, Mujka 4, Beqiri, Pllana, Shala 1, Nuhi 6, Çela, Klinaku 10, Cimili 1, Ujkani 1

Samadrexha – Drita 23:31 (11:15)

Samadrexha: A. Maloku, Bunjaku, K. Maloku 1, A. Basholli 1, An. Maloku 9, Jashari 4, B. Maloku 2, Sopjani, An. Basholli 4, Sadiku 2, Hyseni

Drita: Buqinca, Veliu, Sylejmani, Azizi 1, Mehmeti 1, Misimi 14, Ramadani 1, Mustafi 2, Syla 4, Selmani 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat