Dijana: Shpresoj në rezultat pozitiv kundër Francës

Hendboll

Dijana: Shpresoj në rezultat pozitiv kundër Francës

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 22:35
Dijana Ujkiç

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, me kombëtaren e Malit të Zi, janë të përgatitura në çdo aspekt për ballafaqimin kundër Francës, e cila zhvillohet nesër mbrëma (20.45), në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Botëror, që po mbahet në Gjermani.

Dijana me malazezet është e frymëzuar edhe më shumë pas fitores me 31:29 kundër Serbisë, kur edhe siguruan kalimin në çerekfinale.

Ajo për gazetën kombëtare "Bota sot", tha se janë të fokusuar për përballjen me francezet. "Duhet të jemi të fokusuar qysh nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, sepse do të jetë jashtëzakonisht vështirë.

Ekipi i Francës ka shumë lojtare të mira, prandaj duhet të jemi shumë të koncentruar dhe me plot energji për ndeshje. Dhe më në fund shpresoj rezultat pozitiv për ne", thotë Dijana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat