Dijana Ujkiç, hendbollistja më e mirë shqiptare, me kombëtaren e Malit të Zi, luftuan deri në pikën e fundit, por nuk arritën ta përmbysin rezultatin e Francës.
Francezet shënuan fitore me rezultat 25:22 (12:10) kundër malazezeve, në ndeshjen çerekfinale, e cila u zhvillua në “Arena Leipzig” të Leipzig-ut, në praninë e 2.019 shikuesve.
Franca kualifikohet në gjysmëfinale dhe do të takohet me Suedinë, kurse për Malin e Zi medalja mbetet vetëm një ëndërr. Ujkiç me shoqet e saj dëshmuan lojëra të mira, por Franca ishte një rivale shumë e vështirë.