Istogu si ekip fitoi shumë, fatkeqësisht më së shumti humbën organet udhëheqëse të hendbollit!

Hendboll

Istogu si ekip fitoi shumë, fatkeqësisht më së shumti humbën organet udhëheqëse të hendbollit!

Nga: Faruk Shala Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:39

Debate

KHF Istogu ka përmbyllur vitin garues me të suksesshëm që prej themelimit të tij. Fillimisht ka debutuar në garat evropiane, që është historike për klubin dhe komunën e Istogut të cilën me krenari e përfaqësojmë. Ndonëse kishim për kundërshtar skuadrën shumë të fortë nga shteti nënkampion botëror dhe evropian në hendboll, Virto/Quintus nga Holanda, ne arritëm të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë vlerat e hendbollit tonë, duke treguar vlera të mirëfillta, treguam hendboll kualitativ dhe prezantim dinjitoz, edhe pse nuk arritëm fitoren e parë ndërkombëtare gjë që nuk u prit në ato ndeshje, sidoqoftë fillim të lehtë nuk ka. Ishte kjo eksperienca e parë ndërkombëtare dhe shumë shpejt presim edhe fitoren e parë ndërkombëtare. Kampionatin dhe kupën shtetërore e mbyllem me lojëra të mira dhe treguam që Istogu është e tashmja e hendbollit të Kosovës. Istogu si ekip fitoi shumë por fatkeqësisht më së shumti humben organet udhëheqëse të hendbollit sepse para syve të tyre ndodhi skandali më i madh paslufte që Istogu të mbetet pa trofe.

Por ne vazhduam tutje duke ngritur kapacitetet tona operacionale, nivelin organizativ qoftë në pjesëmarrjen në ndeshjet ndërkombëtare qoftë në ato kombëtare, sezoni vjeshtor solli ndeshje edhe më të mira të KHF Istogut. Treguam hendbollin më kreativ në Kosovë, dhe vërtetuam që në aspektin sportiv momentalisht jemi të pa konkurrence në Superligën e Kosovës, në fund të fundit kjo edhe është detyrë e jona. Ne kishim ardhur në përfundim qe ajo çfarë ndodhi në pjesën përfundimtare të sezonit 2016/2017 ishte e rastësishme dhe e pa dëshiruar dhe që nuk do të përsëritet, sido që të jetë ndeshja e fundit e sezonit vendimtare për titullin kampion vjeshtor rikthej te ne shijen e hidhur të gjerave të padëshiruara për askënd për të cilat nuk do të kisha dëshirë as te flas por qe nuk mundemi ti mbyllim sytë dhe obligohemi ti cekim, gjithmonë duke ju referuar vendimeve të komisarit të garave, sido qe të jetë as kjo nuk është humbje për hendbollin Istogas, fatkeqësisht është humbje e radhës për organet kompetente që nuk do të kishin dëshirë të ndodheshin.

Raste te tilla KHF Istogun vetëm e forcojnë dhe e inspirojnë në mobilizim të mëtutjeshëm, jemi vetëm dy pikë larg vendit të parë, këtë diferencë minimale në pikë do ta kompensojmë shpejt. Vullneti dëshira, vetëmohimi tek hendbollistet është i jashtëzakonshëm, falë zotit kampionatin e kemi përmbyllur pa asnjë lëndim dhe hendbollistet janë shumë të gatshme për pjesën pranverore te etshme për suksese te reja.

Fatmirësisht Istogu për herë të parë në pranverë do ti zhvillojë ndeshjet para shikuesve Istogas në palestrën në Istog.

Kjo do te jetë edhe më inspiruese për neve dhe që qytetarëve Istogas, për herë të parë t’ju sjellim titullin dhe kupën e Kosovës.

Tanimë kjo nuk është ëndërr por është një objektiv real dhe meritor për neve të cilën shpresojmë që do te arrijmë këtë vit. Pjesa tjetër nuk na përket neve, le t’ju mbetet organeve udhëheqëse, bordeve, shoqatave, komisioneve, te shikohen në atë pasqyrë, ne ofrojmë organizim, ngritjen e cilësisë së hendbollit dhe shembull për të mirë. Objektivat tona tani janë mbi ligën e Kosovës, objektivat tona kalojnë kufijtë e Kosovës me ndihmën e donatorëve dhe miqve synojmë të arrijmë të ndërtojmë një skuadër model për shtetet e rajonit, qe do të arrij nivelet e Buduçnostit të Podgoricës e Vardarit te Shkupit.

Vazhdojmë më krenari.

Autori është trajner i KHF Istogut

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat