Kastrati: Prishtina është në garë të ngushtë për titull

Hendboll

Kastrati: Prishtina është në garë të ngushtë për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:03
Pamje nga një ndeshje

Prishtina shpreson se do të jetë rival i denjë për titull ndaj Besa FamGas nga Peja sidomos në pjesën pranverore të edicionit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkuj). Hendbollisti i Prishtinës, Kushtrim Kastrati, është i matur në ambiciet e tija, por mbi të gjitha është i kënaqur me ecurinë e deritashme të skuadrës, e cila nga 13 ndeshje ka 12 fitore e 1 humbje, me 24 pikë mban pozitën e dytë, por një ndeshje me shumë se lideri Besa që ka po ashtu 24 pikë. A i e pranon se rivali më i madh është Besa. “Sigurisht ne jemi duke u përgatitur maksimalisht edhe për sezonin që vjen dhe besojmë që puna dhe kualiteti që posedojmë në fund do të triumfojmë.

Sigurisht që Besa është një ndër ekipet me favorite, por deri në fund te stinorit mbetet të shihet sikurse dihet Prishtina është një ekip stabile dhe posedon fondin e lojtarëve, që besojmë se me disa përforcime do të jemi triumfues në fund të kampionatit”, thotë Kastrati për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Prishtina me ndryshim të kryesisë së re dhe sjelljen e disa lojtarëve është gjithmonë në ngritje.  Sigurisht që ne kemi pritur rezultate më të mira dhe nuk mund të jemi të kënaqur për momentin, por po shpresojmë për rezultat me të mira”, theksoi ai.

Çfarë e ka veçuar edicionin e sivjetshëm, për të mirë e për të keq? “Për të keq nuk mund të them që ka pasur diçka për të cekur përveç ndërprerjes së ndeshjes kundër Trepçës në Mitrovicë e cila la një shije të hidhur për hendbollin në përgjithësi. Sa i përket në KH Prishtina është punuar gjithnjë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat