Kur s’ka cilësi...

Hendboll

Kur s’ka cilësi...

Nga: Enis Kastrati Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:18
Enis Kastrati

Debate

Vjeshtë e zbehtë apo më e mirë se edicionet e kaluara në hendbollin e Kosovës qoftë të femrat qoftë të meshkujt? Nuk është vështirë të bëhet një analizë e përpiktë nëse shikojmë të gjitha javët që janë zhvilluar deri me tash, atëherë vlerësimi është i thjeshtë dhe pa ndonjë befasi për të mirë. Po të ishte atraktive sigurisht se do të ishin palestrat plot, kështu që kur s’ka cilësi s’ka as atraktivitet. Një pjesë e kampionatit do të vlerësoja shumë e dobët dhe pa risi, sepse të ishte ndryshe, do të ndiznin së paku tifozerinë që të ishin më të pranishëm në palestër. 

Dështime pothuajse në përgjithësi, me përjashtim të Besa FamGas nga Peja, e cila është në nivelin më të lartë, sepse ka kushte e organizim të mirëfilltë dhe lojtarë më cilësor, por mjerisht nuk ka edhe rivalitet nga skuadrat tjera, andaj si rrjedhojë e kësaj deri me tash në 12 ndeshje kanë po aq fitore dhe të gjitha bindëse. Ky është treguesi më i mirë se një skuadër si Besa nuk e ka asnjë problem më të vogël për të fituar trofe, sepse hëpërhë nuk ka asnjë konkurrent të denjë në elitë. Hiq Besës edhe Prishtina deri diku është organizuar dhe ka një ekip mjaft solide, por të tjerat janë në nivel, dhe i arsyetoj në bazë të kushteve, sepse secila ka probleme financiare ashtu edhe me lojtarë. Nëse...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat