Me plasi zemra çfarë pash në Kosovë!

Hendboll

Me plasi zemra çfarë pash në Kosovë!

Nga: Dervish Berisha Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 12:35
Dervish Berisha

Debate

Përfundoi sezoni vjeshtor në Superligën e Kosovës, që asgjë s’ka të bëj me Super! E di se ju djeg atyre që nuk meritojnë me qenë në Superligë, por realitetin mos e largoni nga e vërteta se çka po ndodh, sepse si mburret një ekip e Kosovës apo e Superligës së hendbollit kur humb me mbi 20 gola diferencë nga Besa dhe prapë mburren dhe nuk di a shohin ata që e njohin hendbollin, ku jemi, çfarë demonstrohet në hendbollin tonë.

Jo vllazni nuk shkon kështu, nëse e doni hendbollin, merrni masa, hapni sytë se kjo nuk është meritë e hendbollit të Kosovës, por shkatërrim total. Nuk di çfarë i shtyn ato ekipe që bëhen horë në teren, të luajnë prapë dhe te mburren që luajnë në Superligën e hendbollit të Kosovës, kur është liga më e dobëta në Europë dhe Botë. Isha prezent në disa ndeshje ku KH Besa i shkatërron ekipet me lojë e rezultat, kualiteti e organizimi teknik - taktikë në ato ndeshje, ku isha, Besa fitoj me mbi 20 gola diferencë, andaj vetëm Besa meriton të jetë Superliga dhe pak po lëvizin dy-tri ekipe në të mirë.

Por janë shumë shumë larg me e arritur kualitetin e KH Besa, a thua prapë ju djeg atyre qe e mbrojnë të keqen, sepse po kritikoj, nuk pata ndërmend por askush nga ju nuk kritikoni direkt e real dhe çka don hendbolli. Pra nuk ka vështirësi me mësuar çka don hendbolli, shkoni në Pejë, merrni shembull dhe rregulla e disiplinë, kulturë sportive, punë, kualitet, cilësi, teknikë – taktikë, pra viti 2018 lutem të ju zgjon nga gjumi dhe ata që udhëheqin ekipet, të punojnë si duhet e çka don hendbolli e klubi që nesër kur të luajnë me Besën bile me humb 2 a 4 gola, jo 23 a 21, andaj për të mirë ju them largoni ata që s’kanë qëllime të mira për një kualitet siç kishte Kosova e viteve 80/91.

Dhe fill pas lufte, një periodë të mirë ka pas lojë cilësore, rivalitet edhe pse disiplina sportive s’ka qenë edhe aq e dëshiruar, por është luajtur hendboll i fortë, andaj këto vitet e fundit dominon Besa, pra Peja si dikur ish Borci, tani me emrin Kastrioti, Trepça, Drita, Vëllaznimi, Vushtrria etj. Andaj nga zemra e plastë po foli sepse në ndeshjen që isha prezent KH Vëllaznimi, KH Besa me plasi zemra në çfarë gjendje gjendet Vëllaznimi që kanë gjunjëzuar ekipet me renome të ish-Yu, të ligës më të fortë botërore të asaj kohe në palestrën ‘Shani Nushi’ e sot më vjen keq nga rezultati, që e dini ju sa diferencë që nuk mendohet një Vëllaznim me ra aq poshtë dhe pas ndeshjes i shikoja njëjtë as që u lodhshin nga debakli i pësuar.

Andaj këtu shihet morali sportiv, gjaku i një sportisti, përgatitja, organizimi, veç hyni në gjynah me hendbollin e me veten tuaj, por organizoheni dhe të jetë Vëllaznimi si në kohën kur u luante hendboll kualitativ e atraktiv dhe me gola akrobatike, që rrallë shihen edhe sot apo farë ata që nuk besojnë, ka fakte dhe dëshmi. Sepse qytetarët të cilët me dëshirë pritshin të shohin hendboll atraktiv dhe cilësorë, kurse sot vetëm mbushen helm dhe largohen të zhgënjyer dhe nëse nuk pajtoheni me këtë shikoni videot në ndeshjen me Besën etj. dhe binduni ku jeni hiqeni reklamave e fotove, por merrni me realitet e rezultate.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat