Haxhimusa: Kastrioti do të jetë më i fortë në pranverë!

Hendboll

Haxhimusa: Kastrioti do të jetë më i fortë në pranverë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 19:09
Drilon Haxhimusa

Në bazë të situatës që kaluan në pjesën vjeshtore, pozita e katërt me 15 pikë është sukses për klubin me renome Kastriotin nga Ferizaj. Ferizajasit u ballafaquan me probleme të mëdha dhe në disa raste mezi siguruan edhe mjetet për të udhëtuar dhe për t’i zhvilluar ndeshjet kampionale. Megjithatë, drejtuesit e këtij klubit besojnë e shpresojnë se pranvera do të jetë më e mirë sidomos klubi të jetë më i organizuar dhe me nivelin edhe më të lartë.

Drilon Haxhimusa, prej hendbollistëve më të mirë në vendin tonë apo alfa dhe omega e skuadrës ferizajas, tha se me vetëmohim të pashoq arritën deri te rezultatet mjaft të mira. “Kuptohet se Kastrioti është klub me renome dhe të gjithë presin shumë më shumë. Por nisur nga fakti se u ballafaquan me vështirësi gjatë vjeshtës, sigurisht se edhe rezultatet janë të mira”, thotë Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Pretendimet e ferizajasve janë që të sigurojnë një vend në garat evropiane njëkohësisht të luftojnë edhe për Kupën e Kosovës. “Synimet si gjithmonë janë që të jemi në pjesën më të lartë të tabelës.

Sepse Kastrioti është ekip me renome dhe pavarësisht situatave që kalon, gjithmonë pretendojmë të jemi kandidatë për titull e për Kupë. Nëse jemi më të organizuar e me cilësi më të mirë në pranverë, besoj e shpresoj se do të jemi në garë të fortë për Kupë”, tha Haxhimusa. “E jona si lojtarë është të luajmë dhe të japim më të mirën. Më së paku na intereson politika se kush e udhëheq brenda klubit, për ne të rëndësishme janë që të kemi kushte dhe të luftojnë për ngjyrat e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat