Hendbolli deçanas meriton respekt

Hendboll

Hendbolli deçanas meriton respekt

Nga: Dervish Berisha Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 19:22
Dervish Berisha

Debate

Klubi i hendbollit Deçani ishte dhe mbetet një ndër më të fortët, që furnizoj Kosovën me lojtar kualitativ. Prandaj, edhe sot e kësaj dite Deçani furnizon me lojtar kualitativ vendin tonë sidomos kampionët si Besa Famgas, e cila nuk njeh konkurrencë. Andaj, shpresojmë që Deçani të jetë i fortë si në kohën e legjendave kur luanin Sadik Binakaj, Isa Osdautaj, Miftar Haradinaj, i ndjeri Haki Povataj, mandej me legjendat Xhelal Selmanaj, A. Mehmetaj, A. Boshtraj, H. Ramosaj, Muhamet Kikaj, Dervish Berisha, Mulliqaj, Cacaj, Mushkilaj, Shabanaj, Osaj, Ramosaj, Ahmetxhekaj, Haklaj, Balaj e shumë e shumë tjerë.

Andaj tani shpresojmë që me ardhjen e kryetarit të ri të Deçanit, Bashkim Ramosaj, hendbolli dhe sportet tjera ta kthejnë famën që kishte Deçani si çerdhe e sportistëve e sportisteve dhe shumë e shumë yjeve që furnizoj Kosovën, që shkruan histori, andaj shpresojmë se me bashkimin e te gjithëve edhe ne që jemi në perëndim, të organizohemi që palestra e sporteve në Deçan të mbushet me spektatorë në ndeshjet që do të zhvillohen si të ekipi i meshkujve kur luanin legjendat e hendbollit: Binakaj, Selmanaj, Berisha, Kilaj etj. dhe hendbolli femëror ku luanin legjendat e hendbollit siç ishte e madhja e më e mira e të gjitha kohërave Xhyke Lokaj, ku ishte golgeterja më e mirë e të gjitha ligave të ish-Yu.

Mandej M. Musaj, Xhulia Boshtraj, Shabanaj, motrat Lokaj e shumë e shumë tjera me trajnerët Shaban Ahmetgjekaj, që shkroi histori në hendbollin tonë. Dhe patjetër duhet përmendur të madhin prof. Muhamet Alaj, Musli Ibërhysaj, Isa Osdautaj, Adem Mehmetaj etj. ku edhe sot Deçani me yjet e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat