Doruntina që luan në Gjermani, vizitoi FHK-në

Hendboll

Doruntina që luan në Gjermani, vizitoi FHK-në

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 13:22
Doruntina dhe Izet Gjinovci

Kosova ka një mori sportistesh që luajnë në ligat e ndryshme evropiane. Ndër to është dhe hendbollistja e talentuar Doruntina Sylejmani, e cila luan për ekipin gjerman  HSG Vfr Eintracht.

Ajo ka vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe është pritur nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. 

Doruntina është e lindur në vitin 1999, e gjatë 177 centimetra dhe luan në pozitën e bekut të majtë.  Federata e Hendbollit e Kosovës i kushton shumë rëndësi talenteve sidomos synon një pjesë të madhe të tyre t’i bashkohen kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat