Liria apo vajza që shpëtoi klubin nga shuarja, mposhti disa bastvënës!

Hendboll

Liria apo vajza që shpëtoi klubin nga shuarja, mposhti disa bastvënës!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 14:23
Lirije Muhaxheri

Në një moment kishin ardhur para aktit të kryer: të shuhet klubi dhe pikë! Sepse mbeten pa kryesi klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femra), shtatë herë kampionia e pas luftës, por  fatmirësisht nuk u shua.

Doli në skenë Lirije Muhaxheri, vajza që kritikohej shumë poshtë e përpjetë çarshisë së Ferizajt, mbase disa vënë edhe bast si shumë të sigurt, se Kastrioti u shua.

Megjithatë, Liria si trajnere, ashtu si mundi e gjeti forcë, pak i ndihmoi Federata e Hendbollit e Kosovës në aspektin teknikë dhe pak nga xhepi i vet, e shpëtoi ekipin nga shuarja. Kastriotit i mjaftonin dy ndeshje që mos t’i zhvilloi dhe Komisionet përkatëse do ta përjashtonin nga liga.  Liria e shpëtoi e klubin dhe fitoi përball bastvënësve në çarshi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat