Shqiptarja e vetme e Champions League

Hendboll

Shqiptarja e vetme e Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2018 Në ora: 10:48
Dijana Ujkiç

Viti 2017 ka qenë i suksesshëm për hendbollisten shqiptare Dijana Ujkiç (Ujkaj), e cila me Buduçnostin nga Podgorica është kualifikuar në rrethin e dytë të Champions Leagues. Dijana tregoi lojëra të mira në fanellën e kampiones malazeze dhe ia dolën ta kalojnë fazën e parë të grupeve.  Ajo është e vetmja shqiptare që luan në garën me prestigjioze, në Champions. Dijana pati edhe një sukses të madh, kur me kombëtaren e Malit të Zi, u kualifikuan deri në çerekfinalen e Kampionatit Botëror.  Gëzimi më i madh i Dijanës ka qenë kur eliminuan Serbinë me rezultat 31:29, në ndeshjen e të tetës së finales, por në çerekfinale u ndalën (25:22) nga Franca, në garën e Botërorit që u mbajt në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat