Nagavci, trajneri i ri i Dritës

Hendboll

Nagavci, trajneri i ri i Dritës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2018 Në ora: 16:41
Lulzim Nagavci

Drita nga Gjilani emëron trajnerin e ri. Ish hendbollisti i mirënjohur gjakovarë, Lulzim Nakavci, merr drejtimin e Dritës, e cila zuri vendin e tretë me 20 pikë të mbledhura në pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

“Arsyet që mora drejtimin e Dritës, ishte Luan Sllamniku, kryetar i këtij klubit. Kemi arritur marrëveshjen për gjysmë sezon.

Gjasat janë me u përforcuar me lojtarë cilësor. Pretendojmë vendin e dytë apo të ruajmë pozitën e tretë. Synimet tona janë që ta sigurojmë një vend në Kupat e Evropës”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat