Ndeshje të vështira për Kosovën

Hendboll

Ndeshje të vështira për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:20
Pamje nga një ndeshje

Debate

Për tri ditë (12-14 janar) tri ndeshje të vështira për kombëtaren e Kosovës, por edhe mjaft domethënëse, sepse do ta fitojnë edhe një përvojë tjetër në rrafshin ndërkombëtar. Kosova është në grupin e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2019,  së bashku me Portugalinë, Poloninë dhe Qipron. Dy kombëtaret e para hiqen favoritë të mëdhenj, kurse me Qipron mund të fitojnë, të paktën kështu llogariten favoritë në letër.

Në palestrën Povoa de Varzim të Portugalisë, Kosova të premten do të sfidohet (në orën 17.15) nga Polonia, kurse të shtunën ndeshet me Portugalinë (18.00) dhe të dielën mbyll kapitullin me Qipron (15.30). Pritjet nuk janë të mëdha, por tërësisht në bazë të cilësisë që kanë djelmoshat tanë.

E para, të gjithë e dimë se cilësia është në anën e Polonisë dhe të Portugalisë, por djelmoshat tanë fare nuk duhet të bëjnë matematika të tilla, por të luftojnë për çdo top dhe të nxjerrin më të mirën. Askush nuk pret mrekulli, por të paktën një përfaqësim të denjë dhe të dalim me humbje me sa më pak gola. Askush nuk mund të thotë se nuk mund t’i fusim në presion rivalët, se nuk do të thotë, se edhe ata mund të jenë në ditën e tyre të mirë.

Shumë herë edhe disponimi i skuadrës e bënë të veten, kështu që djem tanë kanë përzgjedhës Taip Ramadanin, duhet të luajnë lojën e tyre. Ata në asnjë formë nuk duhet të futen me presion apo të dorëzohen para se të nisë sfida, por të luajnë me cilësitë që kanë. Të afrojnë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat