Nesër nis Kampionati Evropian

Hendboll

Nesër nis Kampionati Evropian

Më: 11 janar 2018 Në ora: 16:37
Ilustrim

Kampionati i 13-të evropian në hendboll për meshkuj nis të premten (nesër). “Euro 2018” mbahet në Kroaci, ndërsa finalja luhet më 28 janar në Zagreb. Kroacia për herë të dytë e organizon evropianin e hendbollit, që vlerësohet ngjarja më cilësorë në nivel përfaqësuesesh.
Garat zhvillohen në tri faza, dy prej të cilave janë grupore. Në raundin preliminar, 16 përfaqësueset më të mira evropiane janë të ndara në katër grupe, ndërsa prej secilit grup tri të parat kalojnë në raundin kryesor, që poashtu zhvillohet në grupe. Në raundin kryesor formohen dy grupe nga gjashtë përfaqësuese. Dy të parët e grupeve të raundit kryesor kualifikohen për në gjysmëfinale. Përfaqësueseve iu barten në raundin kryesor nga raundi preliminar, pikët e fituara ndaj rivalëve që poashtu avancojnë tutje.
Gjermania është kampion në fuqi, pasi në finalen e evropianit të mbajtur në Poloni dy vite më parë e kishte mposhtur Spanjën (24:17).
Që në ditën e parë adhuruesit e lojës së hendbollit i presin ndeshje cilësore. Në grupin A zhvillohet derbi i madh mes Kroacisë e Serbisë. Kjo ndeshje luhet nga ora 20:30 në Split. Nga ora 18:15 luhet takimi mes Suedisë e Islandës, poashtu në kuadër të Grupit A.
Edhe në grupin B ndeshjet e para luhen të premten. Nga ora 18:15 përballen Bjellorusia e Austria, kurse dukshëm hendboll më cilësor pritet në takimin mes Francës e Norvegjisë që nis në ora 20:30. Në grupin C ndeshjet e para luhen të shtunën, njëjtë si në grupin D.
Ndeshjet në grupe luhen në Zagreb në arenën me 15.200 ulëse, në Split në arenën me 10.931 ulëse, në Varazhdin në palestrën me 5200 ulëse dhe në Poreç në palestrën me 3500 ulëse. Ndeshjet përfundimtare luhen në Zagreb.
Me katër tituj të fituar, Suedia është vendi më i suksesshëm në histori të kampionateve evropiane. Franca ka tri medalje të arta e një të bronzë, ndërsa Danimarka ka dy të arta, një të argjentë e tri të bronzta. Dy tituj evropian i ka Gjermania dhe një Rusia.

Grupi A
Kroacia
Suedia
Serbia
Islanda

12 janar
Suedia – Islanda 18:15
Kroacia – Serbia 20:30

Grupi B
Franca
Bjellorusia
Norvegjia
Austria

12 janar
Bjellorusia – Austria 18:15
Franca – Norvegjia 20:30

Grupi C
Gjermania
Maqedonia
Mali i Zi
Sllovenia

13 janar
Gjermania – Mali i Zi 17:15
Maqedonia – Sllovenia 19:30

Grupi D
Spanja
Danimarka
Çekia
Hungaria

13 janar
Spanja – Çekia 18:15
Danimarka – Hungaria 20:30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat