Trajneri shqiptar vazhdon me suksese në Gjermani!

Hendboll

Trajneri shqiptar vazhdon me suksese në Gjermani!

Nga: K.Goca Më: 14 janar 2018 Në ora: 15:38
Fadil Kçiku me ekip

Trajneri Fadil Kçiku vazhdon me sukseset e tija me skuadrën gjermane HSG Würm-Mitte. Ai është i ngazëllyer për fitoren e madhe me rezultat 21:20 ndaj skuadrës Herrsching, e cila renditet në vend të dytë.

HSG Würm-Mitte garon në Ligën e dytë të Bayernit në hendboll (meshkuj), me synime që të ngjitet një rang më lartë. “Fituam derbin si mysafirë me 21:20.

Ishte lojë e ngjeshur, tipike e fortë deri në sekondat e fundit, e paqarte në rezultat. Por tërë lojën udhëhoqëm dhe fituam me meritë. Me fitore siguruam edhe më shumë vendin e parë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kçiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat