‘Yjet’ e Kosovës shokuan, gjunjëzohen nga Qipro e dobët!

Hendboll

‘Yjet’ e Kosovës shokuan, gjunjëzohen nga Qipro e dobët!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2018 Në ora: 18:01
Pamje nga një ndeshje

Hendbollistët e kombëtares së Kosovës e kishin “hëngër” në sy fortë e keq Qipron, saqë u doli dardhë me bisht! Kosova apo disa nga lojtarët e saj që duken si “yje” zhgënjyen me angazhim dhe si rrjedhojë e kësaj edhe pësuan humbje me rezultat 24:22 (14:14) nga Qipro e dobët, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 4-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2019. 

Djelmoshat tanë u turpëruan nga një Qipro e cila kishte pësuar fiasko me rezultat 47:16 nga Portugalia, pastaj me 46:13 nga Polonia. Kur nënçmohet skuadra edhe e pëson siç ndodhi me Qipron, në ndeshjen që u luajt në Povoa do Varzim të Portugalisë.

Kosova tri ndeshje po aq humbje, të parën nga Polonia me 30:19, pastaj nga Portugalia me 36:22 dhe së fundi nga Qipro. Pa dyshim se për përzgjedhësin Taip Ramadani është një humbje e rëndë, sepse nuk e kishte pritur sidomos nga Qipro, përderisa humbjet nga Portugalia dhe Polonia ishin të arsyeshme kur dihet se çfarë niveli kanë ato.

Kështu nuk luftohet për ngjyrat e kombëtares dhe kjo humbje është edhe një sinjal i qartë, se duhet ndryshuar diçka sidomos disa hendbollistë se meritojnë ta veshin fanellën.

Qipro përfundoi në vend të tretë me 2 pikë, Kosova e fundit me 0 pikë.

Qipro-Kosova 24:22

Palestra e sportit Povoa do Varzim.

Shikues: 500.

Gjyqtarët:  Lukas Frieser e  Radoslav Kavulic (Çekia).

Shtatëshet: Qi. 4 (4) - Ko. 1 (0).

Përjashtimet: Qi. 10 min.-Ko. 8 min.

Qipro: Chadjisoteriou, Argyrou 12, Demosthenous 5, Sophocleous 3, Nungovitch, 1, Prountzos 1, Trimithiotis 1, Tsivikos 1, Argyrou,  Fotiou, Kaili, Leontiou, Mina, Paraskeva, Sofokleous dhe Stylianou.

Kosova:  Berisha, Ahmeti 4, Hoxha 4, Beshiri 3, Dedaj 3, Terziqi 3, Jupa 2, Xhafolli 2, Abdullahi 1, Gërbeshi, Krasniqi, Quni, Ramosaj, Tahirukaj dhe Zherka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat