Sportistët shqiptarë të vitit 1965

Hendboll

Sportistët shqiptarë të vitit 1965

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 17:01
Kjo foto është e vitit 1965

Hendbolli është prej sporteve me traditë në vendin tonë dhe që ka sjellë suksese të mira në vitet e 60-ta, 70-ta, 80-ta. Gjeneratat e vjetra shumë herë kujtojnë periudhën e viteve të 80-ta, kurse skuadra ferizajase ishte në kulmin e rezultateve.

 “Në fillim të viteve 60-ta me kthimin në klub te Beqir Buçincës (tani më legjendë e hendbollit) në Borc (tash KASTRIOTI) nga skuadra e Normalistit të Prishtinës, filloi rrugëtimin Borc drejt Olimpit të cilën e trasuan kryesia nën drejtimin e profesor Xhemajl Kasumi, personit ndoshta më të merituar për sukseset e ardhshme te klubit.

Kjo foto është e vitit 1965, në të dallohen Beqir Buçinca, Iljaz Dabinovci, Shemsedin Horosani (lojtar i ardhur nga Prizreni, dhe ne fillim ndër shqiptarët e paktë në klub), Mustafa Ismajl -Tmava, Gjergj Gjini, Sheqer Shllaku...”, shkruan faqja e FHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat