Dikur në Kosovë

Hendboll

Dikur në Kosovë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:39
Dikur në Kosovë

Dikur në Kosovë hendbolli zhvillohej edhe nëpër Shkolla fillore dhe te mesme, nga dilnin talent te rinj, për mes garave te Kampionateve te shkollave ne nivel lokal dhe më vonë edhe në atë të nivelit të Kosovës, kurse pjesa finale zhvillohej në Deçan (në pushimoren e fëmijëve, si festival i sportit). Këto fotografi datojnë nga viti i largët 1976 më saktësisht muaji maj, nga një ndeshje e shkollave fillore te Kampionatit te Prishtinës zhvilluar asaj kohe në stadiumin e 'RINIA' (tash buzë shkatërrimit total) në Prishtinë.

Në foto skuadra e shkollës fillore 'ELENA GJIKA' nën udhëheqjëne profesor Shkëlzen Gashi dhe asistentit te tij Safet Sopa Kampione e Prishtinës e cila ne finale e mundi Shkollën fillore ‘Emin Duraku” (e njohur si vatër e talentëve të hendbollit me me profesorin tash më të ndjer Jakup Puka). Në foto para ndeshjes finale shihen lojtarët e dy shkollave duke përshëndetur publikun Ilir Bajqinovci, Fatmir Veseli (në atë kohë talent i rrallë), Shaip Terholli, Izet Gjinovci (tani sekretari aktual i FHK-së), Ismajl Selimi. Ruhan Shahini, Ekrem Janjeva .

Fatkeqësisht sot hendbollin Federata Shkollore e Kosovës nuk e ka përfshirë në aktivitetet e organizimit te garave dhe Kampionateve shkollore, edhe pse këtë duhet ta ketë primare dhe për këtë suportohet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe sportit, por…, shkrim i publikuar nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat