Shqiptarja e pafat në Champions League

Hendboll

Shqiptarja e pafat në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:13
Dijana Ujkiç me numër 4

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, me ekipin e saj, kampionin e Malit të Zi, Buduçnostin nga Podgorica, ishin të pafat dhe pësuan humbje si vendas me rezultat 24:23 (12:12) nga Ferencvaros i Budapestit, në ndeshjen e vlefshme të grupit 2 të Champions League.

Kjo ishte humbja e parë para shikuesve të vet gjatë këtij edicioni në Champions dhe shumë e rendë. Ujkiç u angazhua maksimalisht dhe shënoi tri gola. Buduçnostit i kushtuan humbja e katër shtatësheve, kësisoj skuadra hungareze shfrytëzoi gabimet e tyre dhe triumfuan në Podgoricë, ku ishin mbi dy mijë shikues në palestrën “Moraça”.

Milena Raiçeviq ka qenë me efikasja me 8 gola dhe te mysafiret u shqua portierja Biro që mbrojti 9 gjuajtje dhe dy penallti. Ferencvaros është në vend të dytë me 10 pikë, kurse Buduçnosti renditet i katërti me 6 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat