Vushtrria fiton derbin, Kastrioti pa mëshirë për Samadrexhën

Hendboll

Vushtrria fiton derbin, Kastrioti pa mëshirë për Samadrexhën

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 11:06
Pamje nga një ndeshje

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Në palestrën në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish, vashat vushtrriase fituan ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 26:24. Pjesën e parë e fituan gjakovaret me 12:10, por në të dytën vendaset përmbysën rezultatin dhe arritën te fitorja e vlefshme. Kështu Vushtrria është forcuar në pozitën e parë në tabelë. I ka 19 pikë, tri më tepër se Shqiponja në vend të dytë dhe Prishtina në vend të tretë.

Te Vushtrria më efikasja ishte K. Paci me tetë gola. Ndërkohë për Shqiponjën nëntë gola i realizoi Sh. Fazlija.

Me ndeshjet e javës së 11-të është hapur stinori pranveror në Superligën e femrave. Të shtunën u luajt edhe ndeshja mes Samadrexhës e Kastriotit. Fitore me rezultat të thellë, 32:13, shënoi Kastrioti. Ndërkohë të dielen Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 39:33.

Dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të në Superligën e meshkujve. Në Podujevë,Kastrioti fitoi ndaj Llapit me rezultat 34:22 kurse në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Zhegrën me 38:25.

Femrat

Vushtrria – Shqiponja 26:24 (10:12)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 5, Mehmeti, Zymberi 2, Kasumi 1, Preniqi 2, Paci 8, B. Rrahmani 1, D. Rrahmani 4, Tahiri 3

Shqiponja: Rudaku, Bajrami 5, Fazlija 9, Goci, Malaj 6, Mehmeti, Pjeshiq 2, Haxhosaj, Juniku 2

Samadrexha – Kastrioti 13:32 (6:17)

Samadrexha: A. Maloku, D. Basholli 3, G. Basholli 6, L. Basholli, E. Basholli, R. Maloku 2, Rr. Basholli 1, F. Basholli, Q. Basholli 1

Kastrioti: Rugova, Gurgurovci, V. Gashi 8, Salihu 8, P. Gashi 7, Qukovci 1, S. Reqica, E. Reqica 1, Stagova 5, Saliu 2, Qerkini

Vëllaznimi – Prishtina 33:39 (12:20)

Vëllaznimi: Kastrati, Hana, Radoniqi 16, Bytyqi, Lluka, Zhubi 1, Bordoniqi 1, Morina, Krasniqi 3, Kursani 11, Kusari 1, Brovina

 

Prishtina: Uka, A. Krasniqi, Bregovina, A. Prapashtica 5, Ferataj 6, B. Krasniqi, Hashani, Berisha 4, Hoti, Mekolli 5, Prelvukaj 6, Matarova, Sopjani 5, G. Llapashtica, Stagova 7, Zeqiri

 

Meshkujt

Vëllaznimi – Zhegra 38:25 (17:13)

Vëllaznimi: Luzha, Hasi, Sadria, Nagavci 1, Lluka 6, Kusari 6, Leka 15, Peja 4, Spahija 2, Gaxha, Fana, Mamusha 1, Haxhiavdyli, Buza, Pruthi, Cula 3

Zhegra: Idrizi, B. Agushi, Q. Isufi, Sh. Shaqiri 2, A. Isufi 2, Haziri, F. Isufi 2, A. Haziri 12, Ad. Isufi 4, Aliu 4, A. Agushi

Llapi – Kastrioti 22:34(11:17)

Llapi: G.Mani, F.Bajrami 2, E.Havolli 1, B.Hasani 2, J.Mani 1, B.Abazi 9, A.Idrizi 2, R.Visoka, A.Sejdiu, F.Beshiri 1, A.Hoxha 4, F.Qitaku, A.Haxhiu, G.Retkoceri, A.Muqiqi.

Kastrioti: M.Mehemti, D.Dugolli, K.Syla 3, B.Rexhepi, A.Dugolli, A.Rudari, F.Mustafa 1, L.Shabani 3, E.Hoxha 2, J.Bislimi 4, H.Salihu 3, Rr.Ramadani 2, D.Haxhimusa 11, Q.Ibrahimi 3, D.Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat