Liria përgatitë formulën se si ta mund Istogun

Hendboll

Liria përgatitë formulën se si ta mund Istogun

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 13:27
Lirije Muhaxheri

Në fundjavën e ardhshme, Istogu që pretendon titullin e kampionit në elitën e hendbollit të Kosovës (femrat), synon fitore në palestrën e sporti “Bill Clinton” në Ferizaj. Merret vesh se Lirije Muhaxheri, trajnere e Kastriotit nga Ferizaj, duke e njohur cilësinë e Istogut, ka tri formula të saja se si mund ta mposhtin Istogun. Ajo ka përgatitur formulën që mund ta amortizojë lojën e Istogut, edhe pse kjo e fundit është superfavorite dhe ka trajner Faruk Shalën. Istogu tani për tanin mban vendin e katërt me 15 pikë, ka një ndeshje me pak dhe katër pikë me pak se liderja Vushtrria dhe Kastrioti është në pozitën e pestë me 10 pikë. Istogu tani për tani presionin e ndjen vetëm nga Prishtina, jo nga ekipet tjera. Njohësit e hendbollit thonë se 90 për qind fitorja do t'i takon Istogut, ndërsa 10 për qind besojnë në befasinë e Kastriiotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat