FHK paralajmëron Serbinë, se i ka ardhur fundi!

Hendboll

FHK paralajmëron Serbinë, se i ka ardhur fundi!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:15
Izet Gjinovci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka reaguar në lidhjen me garat ilegale të Serbisë për dallim nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme të reagojë. Gjinovci nuk është hera e parë që i reagon garave ilegale të Serbisë dhe tha se kjo çështje shumë shpejt do të zgjidhet me EHF-in, duke nënkuptuar se pa lejen e FHK-së asnjë klub nga Serbia nuk do të mund të futet në territorin tonë.

“Bota sot”: Z. Gjinovci, si e komentoni si FHK që nesër në orën 19.00 në Zubin Potok zbarkon lideri i Serbisë, Zhelezniçari nga Nishi dhe luan ndeshje kampionale kundër Mokra Gorës, a është FHK e pafuqishme apo?

Izet Gjinovci: Normalisht kjo nuk duhet të ndodhte, mirëpo shteti i Kosovës në veri ende është i pafuqishëm, dhe nuk i ndalon këto aktivitete të paligjshme, kurse ne si federatë që jemi të autorizuar për organizimin e këtyre garave në territorin e Kosovës, nuk kemi informata.  Mirëpo, ne jemi në bisedime me EHF-n lidhur me këtë çështje por edhe rreth ndeshjeve që priten të zhvillohen me Kombëtaret U-20 në konkurrencën e femrave, sipas shortit në Serbi zhvillohen me 23-25 mars.

Dhe me siguri se FHK-ja do të zgjedh këtë problem, dhe skuadrat nga Serbia nuk do të mund të luajnë në Kosovë pa lejen e FHK-së, ngase EHF-i vetëm FHK-në e pranon si federatë legjitime per organizimin e garave në territorin e Kosovës. Kjo çështje shumë shpejt do te merr epilogun e duhur dhe të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat