Terziqi: Presim një sfidë të fortë në Ferizaj

Hendboll

Terziqi: Presim një sfidë të fortë në Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 19:14
Bota

Besa FamGas nga Peja dhe Prishtina luftojnë për të gjitha trofetë në Kosovë. Prishtina ia prishi serinë fantastike Besa FamGas, e cila për tre vjet rresht nuk kishte pësuar humbje. Në fundjavën që e lamë pas, bardhekaltrit triumfuan me rezultat 35:29 kundër Besës. Njeriu i ndeshjes ka qenë Deniz Terziqi i cili shënoi 13 gola, duke ia siguruar fitoren e madhe Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti është në pozitën e dytë me 30 pikë dhe po aq sa lideri Besa. Prishtina ka ndryshuar shumë që nga ardhja kryetar i klubit, Edi Kolgeci, pastaj e Verim Zherkës kryetrajner. Bardhekaltrit tani janë të frikshëm për Besën e cila deri me tani nuk ka pasur as konkurrencë në elitë. Terziqi tha se e mira e të mirës është se më nuk ka të pamposhtur në ligë dhe sipas tij, i treguan rivalit se nuk do ta ketë të lehtë të bëhet kampion. Prishtina përgatitet për takimin e fundjavës në Ferizaj, kundër Kastriotit dhe mëtojnë dy pikë, që të vazhdojnë luftën për vend të parë fyt për fyti me Besën. Çelësi i këtij suksesit të klubit përveç punës së madhe është dhe harmonia dhe disiplina e pashoq mes hendbollistëve. 

“Bota sot”: Prishtina i shkaktoi humbjen e parë Besës, a mendoni se po hapën rrugët drejt titullit?

Deniz Terziqi: Siç dihet Besa ka dominuar vitet e fundit, por ndeshjen e fundit i kemi treguar se nuk kanë me pas lehtë të bëhen kampion të këtij sezonit.

“Bota sot”: Çfarë e veçon Prishtinën nga ekipet tjera?

Deniz Terziqi: Prishtina nga ekipet tjera veçohet me trajnerin më të mirë, ne lojtarët kemi harmoni mes veti, jemi shoqëri që jemi rrit bashkë, i dimë tiparet e secilit.

“Bota sot”: Kundër Besës shënuan 13 gola, a është edicioni më i mirë për ju?

Deniz Terziqi: Mund të themi që është sezoni më i mirë sepse nuk mungoj bashkëpunimi me stafin dhe përgatitjes fizike nga ana e trajnerëve.

“Bota sot”: A jeni në presion të sfidës në Ferizaj apo prisni pikë të lehta?

Deniz Terziqi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat