Prishtina komode drejt Ferizajt

Hendboll

Prishtina komode drejt Ferizajt

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:11
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti e Prishtina takohen të shtunën (nesër) në Ferizaj në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Ndeshja e rivalëve të vjetër, që tradicionalisht ka ofruar hendboll cilësor, nis në ora 19:00. Prishtina në ndeshje futet e trimëruar pas fitores që e arriti javën e kaluar ndaj skuadrës pejane Besa FamGas.

Prishtina është e dyta në tabelë me 30 pikë sa i ka edhe Besa në vendin e parë. Kastrioti është i katërti me 19 pikë, por me pretendime për t’u ngritur më lart. Klubi ferizajas është riorganizuar së fundi dhe ka kthyer disa prej lojtarëve. Synimet e Kastriotit në pranverë janë dukshëm më të mëdha se që ishin në vjeshtë. Prishtina është komode pasi që ka edhe përparësinë në cilësi. Të shtunën luhet edhe përballja e fundit të tabelës, mes Samadrexhës e Llapit, që nis në ora 19:00 poashtu. Llapi është i fundit me dy pikë sa i ka edhe Samadrexha në vend të parafundit.

Rivalitet pritet edhe të dielen nga ora 17:00 në Gjakovë, ku përballen Vëllaznimi e Drita. Gjysmë ore më vonë në Gjilan nis ndeshja mes Zhegrës e Trepçës që poashtu pritet të ofrojë rivalitet. Ndërkohë Besa FamGas të dielen nga ora 16:00 e pret Vushtrrinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat