Shqiptarja luan lundër kampionit në fuqi të Evropës

Hendboll

Shqiptarja luan lundër kampionit në fuqi të Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:55
Dijana Ujkiç

Hendbollstja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, me kampionin e Malit të Zi, Buduçnostin nga Podgorica, janë kualifikuar në çerekfinale të Champions League dhe do të takohen me kampionen në fuqi, Gyor nga Hungaria. Në ndeshjen e fundit të grupit 2 Buduçnosti si vendas pësoi humbje me 30:25 (15:12) nga lideri i grupit dhe finalisti i vjetëm, Vardari i Shkupit. Dijana Ujkiç ishte ndër më të mirat, duke realizuar 4 gola për ekipin malazez. Milena Raiçeviç ka qenë më efikasja te Buduçnosti, me gjithsej 10 gola, kurse Andrea Peneziq me 10 gola të Vardari. Ndeshja e parë luhet në Podgoricë përkatësisht me 7 prill, kurse e kthimit pas një jave në Hungari. Duhet theksuar se Buduçnosti përfundoi në vend të katërt me 8 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat