Shqiponja nuk i frikësohet as Vushtrrisë e as Istogut!

Hendboll

Shqiponja nuk i frikësohet as Vushtrrisë e as Istogut!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2018 Në ora: 19:14
Valerina Malaj në aksion

Skuadra e themeluar pasluftës në Kosovë, Shqiponja nga Gjakova, zotohet se do të luftojnë deri në pikën e fundit, që të stolisen me një trofe në hendboll në konkurrencën e femrave. Kjo skuadër ka ekip të mirë dhe tani për tani janë në vend të tretë me 20 pikë, tri me pak se liderja Vushtrria dhe një se Istogu, si dhe i ikë për dy pikë Prishtinës, kampione në fuqi. Në vazhdim të kampionatit pritet një rivalitet i madh mes këtyre skuadrave dhe secila pretendon të stoliset me titullin e kampiones.

Njohësit e këtij sporti nuk mund ta parashikojnë se cila mund të jetë më afër qëllimit, për shkak se dallimi mes njëra-tjetrës është tejet i vogël. Hendbollistja me përvojë e Shqiponjës, Valerina Malaj njëherësh kapitene, tha se ka ende lojë deri në fund dhe gjithçka është e hapur.  “Në vend të tretë ndodhem për momentin, mirëpo ka ende lojë dhe nuk dihet asgjë deri në fund, por ka gjasa të mëdha për t’u shpallur kampione. Neve na duhet punë dhe angazhim më i madh”, tha Malaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më shumë e sheh rivale Istogun apo Vushtrrinë? “Asnjëra ekip nuk duhet mu nënçmuar, te dyja ekipet kanë lojtare të mira dhe me përvojë”, theksoi ajo.  Malaj tha se të katërt ekipet e para janë në luftë të ashpër për titull, kur kihet parasysh edhe diferenca e vogël me pikë mes të parit dhe pozitës së katërt: “Katër ekipet e para synojnë titullin”. Sa jeni e kënaqur me kushtet dhe çfarë i mungon Shqiponjës? “Edhe pse në Kosovë dihet se kushtet për sport nuk janë shumë të mira, mirëpo klubin tonë e falënderojmë shumë, se angazhohen të na mundësojnë kushte sa më të favorshme për ne. Klubit tonë i mungojnë vetëm disa 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat