Vije ta nderoi Kosovën, por hendbollistes i ndodhë një vaki e rrallë sot në Prishtinë

Hendboll

Vije ta nderoi Kosovën, por hendbollistes i ndodhë një vaki e rrallë sot në Prishtinë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 06:17
Albana Arifi

Hendbollistja e njohur, Albana Arifi gjatë ditës së djeshme i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Ajo ka lënë Suedinë për të përfaqësuar vendin e prindërve të saj.

Mirëpo Albana nuk është pritur si duhet në “familjen” e re.

Babai i saj, Rushiti ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë që i ndodhi vajzës së tij që në grumbullimin e parë me Kosovën.

Sipas tij, Albana është sulmuar verbalist nga një person derisa po ndërronte veshjet në hollin e hotelit ku po qëndrojnë.

Ky është rrëfimi i Rushit Rimanishtës, babait të Albanës:

Dje Albana jeme iu ka bashkue për herë të dytë përfaqsueses së Kosovës në Handboll pas plot 6 vitesh. 
Angazhim dhe pritje fenomenale nga Federata e Handbollit të Kosovës të cilët kan ba çmos me i ndihmue transferit sa ma të shpejtë nga Federata suedeze. Falenderues gjithmonë do i jemi sekretarit të federates.

Dje po sa ka ardhe, direkt ka fillue me trening me vajza tjera.

Sonte pas treningut të dytë ka shkue Albana në holl të hotelit ktu në Prishtinë dhe ia kan pru trenerkat e reja të Kosovës. I ka hjekë të vjetrat dhe ka dashtë me i provue të rejat, në prezencën e vajzave tjera dhe të një pjese të stafit. Perfundi i ka pasë shorcet plus qorapë deri në gu. 
Ka ardhe nje burr e ka fillue me i bertitë, e ka sulmue: çka je cullakue? Spo të vjen marre me u deshte ktu? Kjo iu ka gjue fyt me fyt. Kush je Ti me me kallxue çka është marre e çka jo? Nje zhurmë e madhe në holl në mes nje burri të moshuar dhe Albanes. 
Edhe ma e keqja që një pjesë e stafit tu e lanë fajtore Albanen ose në rastin ma të butë duke i sygjerue me “mshelë” me arsyetimin se është çikë. Dikush edhe duke i thanë se shqiptarët nuk bajnë kshtu. Edhe disa nga vajzat tu i thanë “mos fol”. Nje shofer që mirren me transfer të vajzave tu i thanë “je msue në Suedi. Na jem shqiptare e nuk me na pa kush kshtu”. Kjo iu ka thanë që në ndeshje me qeto shorce kem me luejt. Me kto shorce me shikojnë me mija shikues. Veq pse jam femen mos me guxofte me i ndrrue trenerkat është absurd. Po të ishte një mashkull kurr nuk do bëhej problem.
Me rëndësi me theksue që ka marrë mbështetje maksimale nga selektori dhe kryetari i federatës.
Pra, ky postim nuk ka të bëj me handbollin por me një mentalitet me të cilin nuk kem çka lypim në BE. Reagimi I Albanes ka qenë reagim me u tregue që ajo është e barabart me krejt dhe vendosë vet për veten e sajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat