Para nisjes në Serbi, Kosova betohet para heroit kombëtar Skënderbeut

Hendboll

Para nisjes në Serbi, Kosova betohet para heroit kombëtar Skënderbeut

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:21
Para nisjes në Serbi, Kosova betohet para heroit kombëtar Skënderbeut

Kombëtarja e Kosovës U-20 në hendboll (femrat), kanë bërë një foto të përbashkët edhe me kombëtaren A.

Një foto para heroit kombëtar Skënderbeu, një ditë para nisjes për në Kragujevc të Serbisë, ku mbahet turneu kualifikues i Kampionatit Botëror U-20.  Vashat tona janë të mobilizuara para sfidës me Serbinë, e cila luhet me 23 mars në orën 16.00.

 Nesër në mëngjes vashat tona nisen për në Kragujevc, por fillimisht në orët e pasdites së sotme, në një formë u betuan para heroit kombëtar Skënderbeu dhe bënë shqiponjën dekrenare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat