Kosova me apo pa kuzhinier në Serbi!

Hendboll

Kosova me apo pa kuzhinier në Serbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:49
Kosova U-20

Kombëtarja e Kosovës U-20 në hendboll, në konkurrencën e femrave, për katër ditë (22-25 mars) do të qëndrojë në Kragujevc të Serbisë, ku zhvillohet turneu kualifikues për Kampionatin Botëror. Në pyetjen e gazetës kombëtare “Bota sot”, drejtuar kreut të FHK-së, Eugen Saraçini, se a do të ketë Kosova kuzhinierin më vete, që t’ua përgatis ushqimin e veçantë, për shkak se nuk mund të ndihen edhe të sigurt nga ato që përgatisin kuzhinierët serbë, ai është përgjigjur, se nuk do të kenë kuzhinier dhe sipas tij, të gjitha ato që përgatiten do të jenë të inspektuar nga organet përkatëse të dërguar nga EHF-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat