Serbi-Kosovë në Beograd!? Serbët paralajmërojnë protesta në Kragujevc kundër Kosovës

Hendboll

Serbi-Kosovë në Beograd!? Serbët paralajmërojnë protesta në Kragujevc kundër Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:06
Salla në Kragujevc

Burimet jozyrtare konfirmojnë se ndeshja e hendbollit mes Serbisë U-20 dhe Kosovës U-20, do të zhvillohet diku në njërën nga palestrat sportive në periferi të Beogradit. Ndeshja e grupit të 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror U-20, e paralajmëruar për 23 mars në orën 16.00 në Kragujevc, do të zhvendoset me gjasë në Beograd.

“Asgjë nuk dihet saktë, por me gjasë ndeshja do të luhet në periferi të Beogradit, pasi që kanë paralajmëruar protesta në Kragujevc, në shenjë pakënaqësie që Serbia do të luajë pa simbole shtetërore, e dyta, ka zgjuar interesim të madh kjo ndeshje nga shikuesit dhe për t’iu shmangur incidentit të mundshëm, do të luhet me gjasë në Beograd”, tha një burim brenda Federatës së Hendbollit të Kosovës për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat