Kosova pësoi humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Hendboll

Kosova pësoi humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:21
Kosova

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbjen e tretë në kualifikimet për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat). Vashat tona luftuan me aq fuqi që patën, por nuk nxorën rezultat të favorshëm në ballafaqim me Bjellorusinë, ku pësuan humbje me rezultat 22:31 (16:8), në ndeshjen e grupit të 7-të, e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.  

Agron Shabani debutoi me humbje si përzgjedhës i ri i kombëtares tonë, megjithatë beson e shpreson se me kalimin e kohës do të përmirësojnë gabimet që u shfaqën në sfidën me bjelloruset. Në 15 minutat e para Bjellorusia u shkëput në rezultat me 0:7,  por pas kësaj minute hendbollistet tona këndellën dhe luajnë shumë më mirë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 8:16 në favor të bjelloruseve. Në pjesën e dytë, vashat tona shfaqën lojë më të mirë.

Ato ishin më energjike, por jo edhe ta ngushtojnë humbjen në përballje me bjelloruset, të cilat ishin më të mira, por nuk duhet harruar edhe faktin se kanë edhe një përvojë të madhe në rrafshin ndërkombëtar. Mirela Gjikokaj ishte më efikasja në radhët e Kosovës me 9 gola, ndërsa te bjelloruse Mazgo e Mokat shënuan nga 5 gola. Për Kosovën është humbja e tretë, pas asaj me Hungarinë me 37:12 dhe nga Holanda me 40:12. Bjelloruset shënuan fitoren e parë pas dy humbjeve, të cilat renditen në vend të tretë me 2 pikë, kurse Kosova është e fundit me 0 pikë. Të dielën (me 25 mars), në Minsk Kosova luan sërish me Bjellorusinë, duke filluar nga ora 13.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat