Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje me rezultat 31:22 nga Bjellorusia, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 7 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat).
Selektori i Bjellorusisë Tomaz Cater ka krahasuar ndeshjen me atë të vitit 2016 dhe u habit për një gjë. “Kosova luajti shumë më mirë se dy vite më parë. Shihet një disiplinë e madhe te Kosova si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ne në momente kemi luajtur shumë mirë e në moment kishim lëshime. Po ashtu na kanë munguar pesë lojtare me rëndësi, për shkak të lëndimeve. Shihet që ekipi i Kosovës ka punuar shumë”, tha Cater.