Në vendbanimet e ndryshme të Serbisë, aty ku ka shumë banorë, janë numër i madh i policisë së Serbisë. “Aty ku ka shumë banorë ka edhe shumë policë serb. Kombëtaren e Kosovës në hendboll (femrat) e ka marrë nën sigurim të rreptë Xhandarmëria serbe.
Gjithçka po shkon rrugës mirë, gjithnjë e më shumë shtohen edhe forcat e mëdha të sigurisë sidomos tani jemi nën përcjellje të rreptë të xhandarmërisë. Kosova U-20 përcillet si shtet dhe kështu edhe po nderohem rrugës”, thotë një burim për gazetën “Bota sot”, brenda kombëtares së Kosovës.
Kosova
Kosova luan nesër në orën 16.00 në Kovilovo afër Beogradit, kundër Serbisë U20, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror U-20.